DOKUMENTI/Qeveria Rama jep me koncension aeroportin e Kukësit

DOKUMENTI/Qeveria Rama jep me koncension aeroportin e Kukësit

98
0
Shares

Qeveria ka vendosur që të japë këtë të mërkurë më koncension aeroportin e Kukësit.

Vendimi është firmosur në mbledhjen e këshillit të ministrave edhe pse gjysma e qeverisë ka ikur drejt Samitit të Londrës e atij të NATO-s në Bruksel ditën e sotme.

Kujtojmë këtu se aeroportin e Kukësit kompania Kastrati sh.a dhe T.M.D Systems LTD e kanë kërkuar me deshirën e tyre, pa patur një tender..

VENDIMI:

VKM

PËR

MIRATIMIN E BONUSIT NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET BASHKIMIT TË SHOQËRIVE, PËR DHËNIEN ME KONCESION/PARTNERITET PUBLIK PRIVAT PËR REHABILITIMIN, OPERIMIN, TRANSFERIMIN E AEROPORTIT TË KUKËSIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, dhe në vijim të nenit 15 të rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat, miratuar me vendimin nr.575, datë 10.7.2013, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, e të vendimit nr.504, datë 13.9.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e bonusit prej 8% (tetë për qind) të pikëve, që i jepet bashkimit të shoqërive “Kastrati”, sh.a. & “T.M.D Systems LTD”, për rezultatin teknik dhe financiar të propozimit të pakërkuar, të paraqitur për procedurën për dhënien me koncesion/partneritet publik privat për projektin e rehabilitimit, të operimit, transferimit të Aeroportit të Kukësit.

2. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY