Cuadrado i dhuron numrin 7 Cristiano Ronaldos

Ndaje

Juan Cuadrado ka hequr dorë nga fanella me numër 7-të por jo nga Juventusi. Sulmuesi kolumbian i ka uruar mirësjeardhjen futbollistit më të ri të bardhezinjve, Cristiano Ronaldo. Portugezi, i cili është i njohur për numrin në fanellë, pikërisht atë 7-të, ka detyruar Cuadrado të mendoj të zgjedh një numër tjetër.

“Është më mirë të japësh sesa të marrësh. Bekime me këtë fanellë Ronaldo dhe për këtë aventurë të re”

Vendimi ka qenë i pashmangshëm, pasi CR7 është një markë e tërë, por kolumbiani e ka marrë këtë vendim nëpërmjet rrjeteve sociale.

Leni një përgjigje