20 kg marijuanë dhe pasuri të tjera, 3 shqiptarët kapen në Athinë...

20 kg marijuanë dhe pasuri të tjera, 3 shqiptarët kapen në Athinë (Foto)

84
0
Shares

Vazhdojnë ende të ndodhin raste të kapjes së sasive të mëdha me drogë. 20 kg marijuanë në Athinë janë sekuestruar ditën e sotme. Në pranga kanë rënë 3 shqiptarë.

Operacioni u zhvillua në Koridhalo, janë arrestuar 3 shqiptare të moshave 18, 33 dhe 43 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 19 kg 983 gr marijuanë, 3 peshore, 250 euro, 8 celulare, 13 çelësa apartamentesh, shënime për shitblerje droge.

Duhet të përmendet fakti se vetëm prej fillimit të vitit e deri sot, në Igumenicë, Janinë, Athinë, Selanik, Artë, Kostur e Follorine, policia greke ka sekuestruar rreth 5.8 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY