Turqi/Erdogan prezanton kabinetin e ri, pjesë e tij dhe dhëndri me emër...

Turqi/Erdogan prezanton kabinetin e ri, pjesë e tij dhe dhëndri me emër shqiptar

87
0
Shares

Kabineti i ri i  Erdogan është vendosur. Nuk ka munguar as  fakti se pjesë e kabinetit janë dhe  emrat shqiptarë. Bëhet fjalë për ministrin e Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, i cili është dhëndri i Presidentit Erdogan.

Ky vendim është interpretuar nga kritikët, si një tentativë e presidentit për të pasur kontroll të plotë në jetën ekonomike dhe financiare të vendit.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka prezantuar dje kabinetin e ri qeveritar. Në një ceremoni madhështore, ku ishte i pranishëm dhe kryeministri shqiptar, Erdogan prezantoi emrat e rinj me të cilët do të drejtojë vendin gjatë këtij mandati.

Berat Albayrak është 40 vjeç dhe prej vitit 2004 është i martuar me vajzën e presidentit, Esra Erdogan. Më herët ai ka qenë edhe CEO i Çalık Holding, ndërsa ka mbajtur edhe postin e Ministrit të Energjisë dhe Burimeve natyrore.

Emrat e kabinetit të ri të Erdogan:

Zëvendëspresident: Fuat Oktay

Ministër i Drejtësisë: Abdulhamit Gül

Ministre e Punës, Shërbimeve Sociale dhe Familjes: Zehra Zümrüt Selçuk

Ministër i Mjedisit dhe Urbanizmit: Murat Kurum

Ministër i Jashtëm: Mevlüt Çavuşoğlu

Ministër i Energjisë dhe Resurseve Natyrore: Fatih Dönmez

Ministër i Rinisë dhe Sportit: Mehmet Kasapoğlu

Ministër i Thesarit dhe Financave: Berat Albayrak

Ministër i Brendshëm: Süleyman Soylu

Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Mehmet Ersoy

Ministër i Arsimit: Ziya Selçuk

Ministër i Mbrojtjes: Hulusi Akar

Ministër i Shëndetësisë: Fahrettin Koca

Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë: Mustafa Varank

Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë: Bekir Pakdemirli

Ministre e Tregtisë: Ruhsar Pekcan

Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës: Cahit Turan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY