Teatri/Deputeti Braimllari tregon të vërtetën më kartën e votimit: Intrigë e PS...

Teatri/Deputeti Braimllari tregon të vërtetën më kartën e votimit: Intrigë e PS për të devijuar grabitjen

82
0
Shares

Deputetët e LSI Endrit Braimllari dhe Edmond Panariti janë dy prej deputetëve që sipas partisë socialiste i kanë ndërruar kartën e votimit kolegut të tyre Robert Bitri para votimit të projektligjit për Teatrin Kombëtar, çka më pas solli që ai të votonte me kartën e Vangjel Tavos, i cili nuk ishte pjesëmarrës.

I ftuar në News24, deputeti Endrit Braimllari tha se kjo është një intrigë e mazhorancës për të larguar vëmendjen nga vjedhja e pronës publike.

Nuk ka asnjë lloj manipulimi nga LSI. Robert Bitri e mban kartën në portofol sepse konsiderohet si i pavarur. Kartat e deputetëve janë në tavolinë. Panariti nuk hoqi kartën, por vendosi kartën se nuk kishte kartë tek vendi i votimit. Ato kanë manipuluar procesin vetë sepse edhe Robert Bitri e pa që ishte karta e Vangjush Tavos kur votoi. Kreu i Kuvendit e ka kompjuterin para dhe verifikon kush është prezent në Kuvend. U manipulua procesi i votimit. Ky manipulim ka ndodhur me vetëdije të plotë nga mazhoranca. Kjo është një intrigë e PS për të devijuar çështjen nga grabitja e pronës publike. Ruci duhet të verifikonte prezencën, por u emocionua sepse Rama po i drejtohej Majkos me një gjuhë shumë të ulët. PS nuk e do sistemin e drejtësisë sepse kanë frikë”– tha Braimllari.

I pyetur nëse LSI ka komunikim me mazhorancën për pr.ligjin e Magjistraturës, për të cilin duhet 84 vota që të miratohet në Kuvend, Braimllari tha se nuk ka komunikim dhe se mazhoranca do të kapë sistemin e drejtësisë.

Nuk ka komunikim zyrtar dhe jozyrtar për këtë çështje. Ne jemi të vendosur për të mos u kthyer tek sistemi i vjetër i drejtësisë. Mesazhi i mazhorancës është se këto nuk duan SPAK. Nëse do ketë sistem drejtësie në vend nuk do lejohet vjedhja e pronës publike. Këta po shkatërrojnë reformën në drejtësi. Vota jonë para dy vitesh ishte votë me mirëbesim për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”– tha ai./BW

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY