Tajlandë/ Shpëtohen 7 djem, operacioni i shpëtimit ecën me hapa të shpejtë

Tajlandë/ Shpëtohen 7 djem, operacioni i shpëtimit ecën me hapa të shpejtë

91
0
Shares

Faza e dytë është duke u zhvilluar për shpëtimin e 12 futbollistëve dhe trajnerit të tyre të bllokuar në një shpellë në veri të Tajlandës për dy javë, thonë zyrtarët. Faza e re filloi rreth orës 11:00 lokale dhe pritet të zgjasë  disa orë.

Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë deri tani 7 djem, ndërsa 5 fëmijë të tjerë bashkë me trajnerin e tyre vijojnë të jenë të bllokuar. BBC raporton në hyrje të shpellës ndodhen 7 autoambulanca për t’u ardhur në ndihmë të bllokuarve.

Autoritetet ende nuk kanë komentuar për shpëtimet e të hënës dhe nuk kanë konfirmuar asnjë prej emrave të fëmijëve.Megjithatë, ata që udhëheqin përpjekjet janë bërë gjithnjë e më optimiste dhe kanë thënë se shpëtimet e mbetura në sistemin e shpellës Tham Luang, në provincën Chiang Rai në veri të vendit, mund të ndodhin më shpejt se sa pritej. Mediat shkruajne se priten “lajme të mira”.

Problem është tani fakti se pas një dite relativisht të thatë në vendin e shpëtimit, retë e shiut po rëndojnë mbi kodrat që rrethojnë vendin ku ndodhet shpella.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY