SULMI ME ARME NE ‘HAVANA’/ Dhërmi, dëshmitarët: Kemi parë tmerr me sy,...

SULMI ME ARME NE ‘HAVANA’/ Dhërmi, dëshmitarët: Kemi parë tmerr me sy, gjak kudo

431
0
Shares

Ndonëse policia e Vlorës në komunikatën zyrtare pohoi se nga të shtënat me armë zjarri në diskon ‘Havana’ në Dhërmi nuk pati njerëz të lënduar, dëshmitarët në vendngjarje kanë pohuar se kanë parë tmerr me sy.

Një prej dëshmitarëve ka treguar se çfarë ka ndodhur. Me një mesazh të drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha, dëshmitari tregon se gjithçka  ngjante si një sulm terrorist, ndërsa policia e ambulancat kanë ardhur me vonesë.

Denoncimi i ish-kryeministrit Sali Berisha në Facebook:

Terror, te shtena, gjak ne Havana ne Dhermi, Narkopolicia po thithte hashash!Lexoni mesazhin e turistit dixhital. sb

“Mirmengjes! Uroj te jeni mire me shendet! Deshiroja te ndaja me ju nje ngjare te tmerrshme qe ka ndodhur sot ne oren 00.35 pas mesnate ku policia jone e dashur del ne nje deklarat mediokre ishte nje situate normale.

Ndodheshim ne Havana club ne dhermi ku nje sherr banal mes te “forteve” degjeneroi me te shtena armesh dhe njerez te plagosur.kemi par tmerr me sy! Gjak kudo dhe njerez qe vraponin kudo. Ka zgjatur me shume se 10 minuta dhe ngjantr me nje akt terrorist.

Nuk kishim ku fusnim koken per shkak te ambjentit te hapur . Ka pasur me shume se 5 te shtena dhe strukeshim ku te kishim mundesi madje duke shtypur dhe njeri tjetrin. Policia jone mediokre erdhi 10 min pasi kishte mbaruar cdo gje ne kembe dhe ambulanca pas gjys ore.

Policet e afte u futen me pare ne market se as nuk kishin haberin ku ndodhej lokali mesa dukej! Kemi perjetuar tmerr dhe terror! Dhe ka pasur te plagosur! Ne lokal askush sberi kontroll fizik dhe asnje lloj pyetje pervecse keni rezervuar? Esht me shishe nuk lejohet!

Bodyguardet ishin vetem dy ne te gjith lokalin te cilet benin rolin e ndarjes se tavolinave me shishe pa shishe e nuk mereshin me sigurine. Kto jan pushimet tona te sigurta dhe me kujtime te bukura.kjo eshte policia dhe shteti qe duam!”

Dëshmitari tjetër rrëfen ngjarjen:

Një dëshmitar në vendngjarje ka rrëfyer për JOQ.al se njerëzit veç plumbave që mund të kishin marrë nga të shtënat e armës, u lënduan edhe në tentativë e sipër për të dalë nga klubi i natës.

“Isha i pranishëm tek ngjarja në Dhërmi. Ishte super kaos dhe pamë njerëz duke vrapuar, të lyer në gjak nga përpjekjet për të dalë nga Havana. Pamë dhe më vonë personin që qëlloi me armë, duke u përpjekur të fshihej. Unë po kaloja aty dhe në një moment u dëgjua një krismë, njerëz që bërtisnin dhe që po shpërndaheshin. Pas asaj vazhduan diku tek 6 krisma të tjera. Pamë një çift francez që kishin prerë këmbët me xhama, njerëz duke vrapuar. Më vonë u grumbulluan afër një vile. Vajtëm për të parë se çfarë po ndodhte. Pamë personin me armë në dorë që po përpiqej të fshihej. Kemi qenë rreth 20 çuna dhe u shpërndamë“- ka thënë deshmitari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY