Foto/Anija shqiptare shpëton gomonen me emigrantë në detin Egje

Foto/Anija shqiptare shpëton gomonen me emigrantë në detin Egje

68
0
Shares

Anija shqiptare ‘Butrinti’ ka shpëtuar gomonen  me 41 emigrantë në detin Egje e cila rrezikonte mbytjen. Burime nga ministria e Mbrojtjes bëjnë me dije  se emigrantët ishin nisur nga brigjet e Çeshmes në Turqi me destinacion në ishullin Kios në Greqi.

 

 

Në gomone ndodheshin  10 fëmijë dhe 7 gra, 2 prej të cilave shtatzënë.Anija Butrinti e Forcës Detare ia dorëzoi 41 emigrantët një anijeje të Frontex. Anija ‘Butrinti’ patrullon në kuadër të operacionit të NATO-s në detin Egje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY