Pa problem se ‘më keq do bëhet’, ku po e çojnë të...

Pa problem se ‘më keq do bëhet’, ku po e çojnë të pafytyrët Shqipërinë

72
0
Shares

Edi Paloka kryetar i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike në një status në facebook, shkruan për situatën në të cilën Shqipëria dhe shqiptarët ndodhet nga udhëheqja e të pafytyrëve.

Sipas tij, Shqipëria çdo ditë e më shumë po cilësohet jo vetëm si qender e krimit të organizuar por dhe si eksportuesja më e madhe e krimit në Evropë. Nuk ka limite as në krim, as në poshtërsi as në pafytyrësi.

Çdo ditë shqiptarët marrin lajme për vrasje, grabitje, rrëmbime, gjoba dhe sesi tonalatat e drogës vazhdojnë rrugën drejt Evropës.

Gjithsesi, deputeti thotë se nuk i pengon të pafytyrët të nxjerrin në konferenca drejtorët e të organizojnë aktivitete speciale duke folur për ‘sukseset’ e Forca e Ligjit.

Statusi i plotë

Nuk kane limite as ne krim , as ne poshtersi e as ne pafytyresi.
Tahiri ish-minister i brendshem, i lire , eshte ne dileme; te rikthehet ne politike sa per “kunj” apo thjesht te shijoje milionat e droges.
Xhafaj minister i brendshem i hakerrehet opozites sa here i permendet vellai trafikant apo shoferi i vrare. 

Ish-kupola e policise “qe donim” eshte prej me shume se nje viti ne “kerkim” .
Nderkohe tonelatat e droges vazhdojne rrugen drejt Evropes. Vrasje, grabitje, rrembime, gjoba , aksidente e dhune jane lajmet e perditshme per shqiptaret.

Shqiperia cdo dite e me shume po cilesohet jo vetem si qender e krimit te organizuar por dhe si eksportuesja me e madhe e krimit ne Evrope.

Po te pafytyret nuk i pengon kjo qe te nxjerrin drejtoret cdo dite ne konferenca, te organizojne dhe aktivitete speciale ku ftojne “ciftin diplomatik” te flase per sukseset e medha te operacionit “Forca e ligjit” i cili ka shkaterruar “bandat” e femijeve qe shisnin cigare ne rruge apo “kriminele” qe qarkullonin te dehur me bicikleta duke rrezikuar seriozisht qytetaret…
Po s’ka problem se “me keq do behet…”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY