Krimi i dyfishtë/E çojnë në vendin e ngjarjes,shqiptari nuk kujton si vrau...

Krimi i dyfishtë/E çojnë në vendin e ngjarjes,shqiptari nuk kujton si vrau gruan dhe motrën e saj

79
0
Shares

Kosovari R.B që kreu krimin e dyfishtë në Francë , ku vrau gruan dhe motrën e saj në 8 janar 2018 është nxjerrë nga burgu dhe është çuar në vendin e ngjarjes.

Por, në vend që të mendojë për viktimat, kosovari është ankuar per diçka krejtësisht tjetër. “Gjatë rrugës ai është ankuar se po bënte nxehtë”, ka pohuar  banorja për “Blick”, e që po vëzhgonte skenat e çuditshme.’

R. B. më 8 janar 2018 ka godtitur për vdekje ish bashkëshorten e tij shqiptare Alma B. (38) dhe të motrën e saj Ilda F. (31). Pas krimit ai u arrestua menjehere.

R. B. i është dashur t’u përgjigjet pyetjeve dhe të tregojë se si ka ndodhur gjithçka. Pas dy orësh, ata janë kthyer në burg, kanë thënë banorët vendas.

Pse ai e vrau gruan e tij?

Banorët janë të bindur se Alma e ndjerë e kishte bërë ish burrin e saj xheloz. Përveç kësaj, me motrën e saj që e vizitonte shpesh nga Franca Jugore, ajo dilte shpesh dhe nuk ishte përkujdesur aq mirë për tre fëmijët e tyre (7, 14 dhe 16). Një familjar i R. B., pas aktit makabër kishte deklaruar: “Më mirë të mos them asgjë për këtë grua”.

Shumë më ndryshe ka folur vëllai i motrave të vrara. “R. B. me vite të tëra e ka keqtrajtuar Almën”, ka theksuar Kreshnik G. (37). Ajo kishte qenë në polici dy herë, por në fund i kishte tërhequr denoncimet.

Mbrëmjen para se të kryhej vrasja, Alma gjithashtu kishte qenë në shëtitje. Vallë, a ishte ky një argument vdekjeprurës për ta vrarë burri? Një gjë është e sigurt: Fëmijët e tyre janë viktimat më të rënda. Që prej asaj kohe, janë duke jetuar në entin për përkujdesje të  fëmijëve.

Kjo nuk duhet të zgjasë shumë kohë. Kreshnik G., vëllai i motrave të vrara, thotë: “Hetimet do të duhet të përfundojnë deri në fund të korrikut. Pastaj, më në fund do të informohem më tepër për vdekjen e tmerrshme të të dyjave”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY