Votimi i ligjit për teatrin/ Opozita nis shkresën drejt Ruçit: Votimi është...

Votimi i ligjit për teatrin/ Opozita nis shkresën drejt Ruçit: Votimi është NUL

64
0
Shares

Pas lajmeve të fundit se ishte manipuluar me votimin ndaj ligjit për teatrin, opozita nëpërmjet një shkrese i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë të anulojë votimin e ligjit të Teatrit.

Dy krerët e grupeve parlamentare të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, i kanë kërkuar Gramoz Ruçit që ta shpallë votimin të pavlefshëm.

“Në votim kanë shënuar deputetë që s’kanë qenë prezent. Votimi i ligjit është i falsifikuar, antikushtetues dhe nul,” shkruhet në shkresë.

Sipas opozitës në votimin e bërë për projektligjin e Teatrit Kombëtar, ka pasur vjedhje votash. “Pranimi i votimit nul është fundi i parlamentit,” shprehet opozita.

Projektligji për Teatrin Kombëtar u miratua mbrëmë mes shumë tensionesh në Kuvend me 75 vota pro. Anëtarët e opozitës nuk votuan madje hodhën kartonët e kuq në drejtim të kryeministrit Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY