VIDEO/ Arrestohet nga policia, i riu lëvizte me armë në kryeqytet

VIDEO/ Arrestohet nga policia, i riu lëvizte me armë në kryeqytet

229
0
Shares

Një 29 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi lëvizte me armë zjarri i lirë në kryeqytet. Leonardo Rakipllari 29 vjeç banues në Tiranë, u arrestua teksa iu ushtrua kontroll në automjetin e tij Audi ku iu gjet arma e llojit pistoletë.

Tiranë

Qarkullon në kryeqytet me armë zjarri pa leje, kapet në flagrancë dhe arrestohet nga shërbimet e njësisë “Shigjeta”.

Shërbimet e njësisë “Shigjeta” të Drejtorisë Vendore Tiranë në vijim të punës dhe në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në qytet si dhe për kapjen e ndalimin e shtetasve të cilët kryejnë vepra penale, gjatë ditës të djeshme kanë ushtruar kontrolle në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, ku si rezultat i tyre u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Leonardo Rakipllari, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Audi”, në rrugën “Isuf Elezi”, pasagjerit të mjetit, shtetasit Leonard Rakipllari, i është gjetur në çantën e tij të krahut, një armë zjarri e llojit pistoletë tip “Zastava”, të cilën e mbante pa leje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe një krehër me 12 copë fishekë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale ”Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/5, i Kodit Penal.

TiranëQarkullon në kryeqytet me armë zjarri pa leje, kapet në flagrancë dhe arrestohet nga shërbimet e njësisë “Shigjeta”.Shërbimet e njësisë “Shigjeta” të Drejtorisë Vendore Tiranë në vijim të punës dhe në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në qytet si dhe për kapjen e ndalimin e shtetasve të cilët kryejnë vepra penale, gjatë ditës të djeshme kanë ushtruar kontrolle në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, ku si rezultat i tyre u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:- L.R, 29 vjeç, banues në Tiranë.Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Audi”, në rrugën “Isuf Elezi”, pasagjerit të mjetit, shtetasit L. R, i është gjetur në çantën e tij të krahut, një armë zjarri e llojit pistoletë tip “Zastava”, të cilën e mbante pa leje.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe një krehër me 12 copë fishekë.Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale ''Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit'', parashikuar nga neni 278/5, i Kodit Penal.

Publiée par Policia e Shtetit sur Vendredi 6 juillet 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY