Shembja e Teatrit Kombëtar, Veliaj refuzon deputetët: Sqarimet janë dhënë

Shembja e Teatrit Kombëtar, Veliaj refuzon deputetët: Sqarimet janë dhënë

68
0
Shares

Opozita kish kërkuar një javë më parë që kreu i Bashkisë së Tiranës të ishte sot i pranishëm  në Komisionin e Kulturës dhe Medias  për të dhënë llogari për Teatrin Kombëtar, por Erion Veliaj ka refuzuar duke injoruar kërkesën e deputetëve.

Veliaj kthen përgjigje, duke refuzuar kështu që të flasë në Komision për projektligjin, i cili pritet të kalojë nesër në Kuvend për miratim. Në shkresën për mospjesëmarrje Veliaj thekson se tashmë sqarimet për këtë çështje janë dhënë.

Sakaq, opozita ka paralajmëruar se nuk do të votojë pro kalimit të projektligjit nesër, pasi e cilësojnë shkelje të ligjit.

Deputetët e opozitës kanë  thërritur në dëgjesë kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për ligjin e posaçëm që shemb Teatrin Kombëtar dhe i jep falas privatit tërritorin e Teatrit Kombëtar dhe prona të tjera shtetërore për të ndërtuar kulla.

Kërkesa për dëgjesën është firmosur nga deputetët e opozitës në Komisionin e Kulturës, të cilët e kanë thirrur Kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, duke shprehur shqetësimin se ligji I propozuar, ku ai ka rolin e Negociatorit, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe disa ligje të tjera.

Në çështjet e rendit të ditës, deputetët e opozitës kanë përfshirë për diskutim edhe mënyrën sesi do të zhvillohet territori përreth Teatrit Kombëtar. Dëgjesa e thirrur nga opozita që, në zbatim të Rregullores, përbën më shumë se 1/3-ën e komisionit, është kërkuar pas një jave, të mërkurën, në 4 Korrik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY