Reagime për Arta Markun : Ja dhe VETTINGU i famshem… Thjeshte “Shkolle Partie”.

Ndaje

Pak pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha vendimin për rikonfirmim në detyrë për kryeprokuroren Arta Marku, e cila kaloi kështu edhe vettingun, vjen reagimi i parë nga demokratët.

Ka qenë nëkryetari i PD-së Edi Paloka ai që përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ka ironizuar vendimin e KPK.

Paloka thekson se: “Ja dhe VETTINGU i famshem…
Thjeshte “Shkolle Partie””.

Komisioni i Pavarur Kualifikues vlerësoi aftësitë profesionale dhe të figurës së Arta Marku, si dhe pasurinë e kreut të organit të akuzës. Gjatë seancës, KPK vlerësoi se sipas ILDKPKI, Marku ka bërë deklarim të saktë, ka burime të mjaftueshme financiare dhe nuk ka konflikt interesi. Kujtojmë se edhe sot kryeprokurorja nuk ishte në seancë, pavarësisht pakënaqësisë së shprehur nga vëzhguesi i ONM gjatë seancë së djeshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje