Kalon projektligji për shembjen e teatrit, opozita nuk voton

Kalon projektligji për shembjen e teatrit, opozita nuk voton

55
0
Shares

Ka kaluar në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese projektligji për Teatrin Kombëtar që parashikon shembjen e godiës. Projekligji ka kaluar vetëm me votat e deputetëve të maxhorancës pasi opozita ka votuar kundër. Në komision ka pasur debate të forta mes palëve.

Deputeti i PD-së Agron Shehaj e ka cilësuar absurde arsyen që paraqet maxhoranca se godina duhet të shembet pasi nuk mund të rikonstruktohet.

Projektligji i hartuar në 8 qershor dhe ai i miratuar nga qeveria parashikojnë kalimin e tokës publike tek kompania private Fusha shpk, ndërtimin e Teatrit dhe ndërtimin e 6 kullave rreth tij.

Toka publike në pronësi të Bashkisë Tiranë do të shpronësohet me negocim direkt me një kompani të vetme të paracaktuar, Fusha shpk, përmes këtij ligji të veçantë. Ky i ligj i jep të drejtë kompanisë  të mos i nënshtrohet procedurave të prokurimit publik, apo atyre të partneritetit publik-privat.

Sipas projektit, sipërfaqja që do të zërë godina e re e Teatrit do të jetë më e vogël se njolla aktuale. Teatri i ri do të ketë një sipërfaqe prej 3 mijë metra katrorë, ndërsa 4500 metra katrorë tokë publike në pronësi të Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Tiranë do t’i falen Fusha shpk-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY