Matematika gjithnjë “mace e zezë” për maturantët, 6% janë ngelës

Matematika gjithnjë “mace e zezë” për maturantët, 6% janë ngelës

172
0
Shares

Ashtu siç pritej matematika ka numrin me te larte te maturanteve mbetës dhe te rezultateve me te ulëta.

Ndryshe nga gjuha e huaj dhe ajo shqipe, ne matematike 60% e maturanteve janë te nivelit te dobët. Këtë tregojnë rezultatet pas vlerësimit te provimeve te maturës shtetërore. 6% kane ngelur duke mos kaluar dot pragun e 10 pikëve, ndërsa notat me dominuese ne vlerësimin e matematikes janë 5 dhe 6.

Për drejtuesit e qendrës se shërbimeve arsimore kjo është një shifër tregon nivelin e nxënësve ne këtë lende si dhe administrimin gjate provimit.

Ndërkohë 27 gjimnaziste e kane dorëzuar testin te bardhe duke marre zero pike. Po aq sa numri i mbetësve ne rang vendi janë shifrat e maturanteve ekselente. 6.7 % e tyre kane marrë te gjitha piket.

Ndërkohë për maturantët jokalues fundi i gushtit, fillimi i shtatorit do te jete periudha e provimeve te vjeshtës. Pa siguruar note kaluese ata nuk marrin dot diplomën e shkollës se mesme duke mos pasur as mundësi te aplikojnë për ne universitete.

Me daljen e te gjitha rezultateve pritet te behet edhe një analize për nivelin e maturanteve te këtij viti. /Vizion+

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY