Kamerat e Gardës me probleme, detaji i fundit rreth vdekjes së shoferit...

Kamerat e Gardës me probleme, detaji i fundit rreth vdekjes së shoferit të Ministrit

126
0
Shares

Nuk do ta besoni pro sonte është mësuar se kamerat e gardës nuk punojnë. Mund të jetë edhe kështu apo kamerat janë fikur vetëm për sytë e publikut kjo mbetet për t’u mësuar.

Të paktën kështu deklaroi sonte në ‘opinion’ gazetari Artan Hoxha ndërsa dha disa detaje të reja që lidhen me vrasjen e 31-vjeçarit, Shkëlzen Qordja shofer i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ai tha se kamerat e Gardës së Republikës ku ka ndodhur ngjarja nuk punojnë prej një muaji dhe kjo ka vështirësuar zbardhjen e hetimeve.

“Fillimisht ishte në detyrë në Pallatin e Brigadave në një ceremoni të Ambasadës Amerikane. Vdekja ka ndodhur disa orë para se të gjendej kufoma. Makina e tij ka hyrë në ambientet e Gardës së Republikës pas aktivitetit në Ambasadën Amerikane. Makina është me xhama të errët dhe askush nuk ka parë kush ishte brenda. Makina, as është ndaluar dhe as është kontrolluar. Çelësat e makinave i mbajnë vetë shoferët. Makina është futur në garazh dhe nuk ka pasur njoftim.

Si e gjeti garda makinën? Ka ardhur vëllai i viktimës i cili gjithashtu është shofer i autoriteteve të larta. Ai e ka gjetur viktimën në garazh dhe më pas ka njoftuar të tjerët. Garazhi është i mbyllur dhe ndodhet rreth 15 metra nga oficeri i shërbimit. Arma me të cilën ka ndodhur ngjarja është armë MP5 që nuk e përdorin shoferët. Ata mbajnë pistoletë Beretë dhe jo këtë armë. Këtë armë e mbajnë shoqëruesit e ministrit. Në cilat rrethana është ndodhur ajo armë aty nuk dihet.

Nuk punojnë kamerat e sigurisë në Gardën e Republikës prej një muaji. Janë hequr kamerat se po Garda po shkon te Pallati i Brigadave. Të vetmet kamera që kanë kapur filmimet janë dy banka që janë aty pranë. Ka hyrë rreth mesnatës. Duke mos pasur kamera dhe makina ka hyrë natën është e vështirë që të marrësh vesh me kë ishte në makinë” – tha Hoxha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY