Basha, mesazh të huajve : PD nuk bashkëpunon me qeverinë e krimit

Basha, mesazh të huajve : PD nuk bashkëpunon me qeverinë e krimit

72
0
Shares

Sot në Tiranë u zhvillua një tryezë diskutimesh pas konkluzioneve të Bashkimit Europian për negociatat e Shqipërisë, ku të pranishëm ishin ambasadorja e BE Romana Vlahutin dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein.Të dy njëzëri Vlahutin e Fleckenstein ftuan opozitën që të bashkëpunojë me qeverinë për të përgatitur Shqipërinë për testin final me BE-në në qershorin 2019.

Ndërkohë  kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili gjatë bashkëbisedimit me disa të rinj në selinë e PD tha se të huajt çuditërisht nuk po flasin për problemin real të Shqipërisë dhe thirrjet për “puthje” nga ana e tyre nuk vlejnë.

“Më vjen shumë keq që edhe sot ka pasur një investim donkishotesk edhe nga nga ndonjë i huaj që flet për çdo gjë përveçse për problemin. Problemi këtu nuk është komunikimi opozitë-qeveri, nuk është përballja opozitë-qeveri, problemi është lidhja e qeverisë me krimin, problemi është kapja e drejtësisë nga qeveria, problemi është ekonomia. Nuk ka investime, taksat rriten. Këto janë problemet e Shqipërisë, të tjerat janë për tu hedhur hi syve, për të bërë alibitë e Edi Ramës”, tha Basha – duke i kthyer në këtë mënyrë përgjigje Fleckenstein.

Sipas tij PD e ka thënë gjithmonë se nuk bashkëpunon me qeverinë e krimit dhe drogës, pasi largimi i Ramës është e vetmja mënyrë, që Europa t’i hap dyert Shqipërisë.

“Ata që bëjnë leksione, jo bashkëpunimi, jo puthuni. Janë out fare, ju ka mbaruar koha. Partia Demokratike nuk bashkëpunon me qeverinë e krimit dhe drogës. PD e ka bërë punën e saj për hapjen e negociatave, duke parë të vërtetat në sy, duke ju thënë europianëve kështu është siç thoni ju, por pikërisht se është kështu na duhet ndihma juaj dhe hapja e negociatave do të ishte një ndihmë shtesë për ti mbajtur përgjegjës”, tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY