26-vjeçari milioner: “Njerëzit nuk e kuptojnë se çfarë ju duhet për të...

26-vjeçari milioner: “Njerëzit nuk e kuptojnë se çfarë ju duhet për të qenë të suksesshëm”

101
0
Shares

Brian Wong është shumë i suksesshëm. Ai mbaroi shkollën e mesme në moshën 14 vjeçare dhe kolegjin në moshën 18 vjeçare.

Në moshën 19 vjeçare, ai filloi kompaninë e vet të reklamave mobile, Kiip, e cila punon me kompani të mëdha si McDonald’s dhe Coca-Cola dhe është në rrugën e duhur për të bërë 20 milionë dollarë këtë vit.

Ai që në moshën 20 vjeçare ishte një milioner.

Wong thotë se në historitë e suksesit si ajo e tij, shpesh herë ka diçka që harrohet: Prapa çdo personi të suksesshëm, ekziston një ekip i tërë njerëzish që punojnë për të mbështetur atë person që është në qendër të vëmendjes.

Çdokush fokusohet tek personi, marka, individi. Nuk është kurrë vetëm një person“, thotë Wong, i cili ka shkruar disa këshilla për suksesin në “The Cheat Code”.

“Është gjithmonë një ekip i tërë. Prapa meje, vetëm për të më ndihmuar në punët operacionale, ka gjasa të jenë 6 njerëz në çdo moment të caktuar dhe kjo është ajo që njerëzit nuk shikojnë prapa këtyre individëve të suksesshëm: Nuk është kurrë një përpjekje individuale. Është gjithmonë një grup i tërë.”

Wong tregon si shembull, për personin i cili planifikon ditën e tij, të cilin ai e quan administratorin e tij. Nëse Wong vonohet, administratori i tij e di këtë dhe automatikisht ai riorganizon takimet e tij të ardhshme.

“Dhe nëse kjo nuk do të ndodhte, unë do të isha një rrëmujë e plotë”, shprehet Wong.

Për Wong, suksesi ka të bëjë me lirinë.

“Të jesh i suksesshëm do të thotë të kesh lirinë dhe opsionet në dispozicion për të bërë diçka dhe gjithçka që dëshiron. Nuk ka të bëjë vetëm me paratë.”

“Ju mund të keni të gjitha paratë e botës, por nëse nuk keni personin e duhur pranë jush, ose të drejtën për të udhëtuar ose lirinë për të deleguar ose për të gjetur personin e duhur për t’ju ndihmuar me këtë, çdo gjë do të përfundojë në katastrofë,” thotë ai.

Lexoni: Sipërmarrësit e suksesshëm nuk e bëjnë kurrë këtë gabim

Nuk ka të bëjë vetëm me mbështetjen administrative. Si një sipërmarrës, thotë Wong, ka shumë momente kur jemi shumë keq emocionalisht. Është gjithmonë e rëndësishme që të keni njerëz rreth jush që mund t’iu ndihmojnë të jeni në gjendjen tuaj më të mirë.

Në këmbim, Wong siguron që të mbështesë ata përreth tij.

Është e rëndësishme të kuptonni se ndërsa ndërtoni suksesin tuaj, sigurohuni që të keni njerëz rreth jush që jo vetëm investojnë në suksesin tuaj, por edhe në suksesin e tyre,” thotë ai.

“Dhe mendoj se këta janë njerëzit që do të jenë me ju për gjithë jetën.”

burimi: cnbc, pergaditur nga businessmag

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY