Lajm i keq për Spanjën pas eleminimit, Andres Iniesta prek të gjithë...

Lajm i keq për Spanjën pas eleminimit, Andres Iniesta prek të gjithë fansat

104
0
Shares

Pothuajse tetë vjet që nga momenti i shënimit të golit të vetëm në fitoren e vetme të Kupës së Botës me Spanjën, mesfushori Andres Iniesta ka njoftuar tërheqjen e tij nga skuadra kombëtare.

Njoftimi vjen menjëherë pas humbjes shokuese të “La Rojo” në Rusi pas goditjeve të penalltive.

“Është e vërtetë se kjo ishte ndeshja ime e fundit me ekipin kombëtar. Në një nivel individual, momenti i mrekullueshëm ka mbaruar. Ndonjëherë fundi nuk është ashtu siç e keni ëndërruar. Po e lë me shije të hidhur, si gjithë të tjerët, është një moment i vështirë që ne kemi jetuar në raste të tjera.

“Në nivel individual nuk ishte lamtumira më e mirë, por futbolli dhe jeta i ka ato momente “-deklaroi mesfushori pas ndeshjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY