Deputeti Spartak Braho në spital, pëson parainfrakt

Deputeti Spartak Braho në spital, pëson parainfrakt

135
0
Shares

Deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho ka pësuar një parainfrakt. Gjatë ditës së djeshme deputeti ka hasur disa  dhimbje gjoksi, shtrëngim dhe probleme me frymëmarrjen.

Pasi është vizituar nga mjekët në spitalin e Durrësit, ai është dërguar në Tiranë ku i është nënshtruar vizitës nga mjekët kardiologë.Mjekët kanë konstatuar se Braho kishte kaluar parainfarkt.

Deputeti Braho ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë ku po kurohet për ndihmën mjekësore të nevojshme.

Mësohet nga burimet se kur deputeti Braho ka shprehur shqetësime lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, familjarët dhe të afërmit kanë insistuar për kontroll mjekësor të menjëhershëm, por Braho është shprehur se mund të ishte diçka kalimtare dhe jo problematike.

Spartak Braho është deputeti më i vjetër i PS dhe mori mandatin pak kohë më parë duke zënë vendin e Saimir Tahirit, pas ky i fundit dorëzoi mandatin e deputetit të Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY