Përplasja me armë në Kinostudio/ Arrestohet 29 vjeçari, po vononte të vërtetën

Përplasja me armë në Kinostudio/ Arrestohet 29 vjeçari, po vononte të vërtetën

74
0
Shares

Po vazhdojnë të dalin detaje dhe njoftime të reja nga përplasja me armë  ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kinostudio. Policia ka arrestuar një 29 vjeçar i cili po pengonte zbulimin e së të vërtetës.

Ervis Bano, 29 vjeç, banues në Tiranë është arrestuar me për veprën penale ‘Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Nga hetimet e deri më tanishme, policia ka sekuestruar 9 gëzhoja të qitura nga armët të cilët i kanë përdorur personat gjatë përplasjes me armë. Ndërkohë policia ka dërguar në ambjentet e saj 23 vetë të dyshuar si autorët e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Arrestohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës një 29 vjeçar, për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ku mbetën të plagosur me armë zjarri nga dy persona të paidentifikuar shtetasit J. M., 26 vjeç, R. M., 36 vjeç dhe I. D., 28 vjeç (me precedentë kriminal për vepra të ndryshme penale).

Nga specilistët për hetimin e krimeve ndaj jetës dhe pronës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

– Ervis Bano, 29 vjeç, banues në Tiranë (për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal).

Nga veprimet e tanishme hetimore në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar 9 gëzhoja të qitura nga armë zjarri të llojit pistoletë të përdorura nga autorët.

Janë shoqëruar në ambientet e policisë 23 persona.

Po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY