Grida Duma-Qeverisë: Nuk i varrosni dot ju shpresat e qytetarëve, se ka...

Grida Duma-Qeverisë: Nuk i varrosni dot ju shpresat e qytetarëve, se ka ende disa të tjerë që i duan ato

72
0
Shares

Deputetja Grida Duma nga foltorja e parlamentit jep arsyet pse Shqipëria dështoi në hapjen e negociatave. Ajo thotë se nuk është faji i historisë, por fakti se jemi sjelle ne keq me historinë.

Ajo i drejtohet qeverisë me pyetjen:Çarë konsideroni ju humbje nëse fitorja  sipas jush është moshapja e negociatave?

Duma arsyeton se Shqipëria është e fundit në rajonin e Ballkanit për të cilën ende nuk ka sinjale pozitive drejt antarësimit në BE. Sipas Dumës, Shqipëria ka patur marrëveshje stabilizim-asocimi që në 2006 dhe ndërkohë akoma nuk ka marrë konfirmimin për hapjen e negociatave. Duke e paralelizuar me vendet fqinje si Serbia,  Mali i zi të cilat brenda një viti kanë marrë dritën jeshile në hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

”Arsyeja e humbjeve të thellë është se ju se pranoni dot humbjen. Nëse ju e pranoni se keni humbur mund të kemi shpresë minimalisht në 18 muaj kohë” i drejtohet mazhorancës deputetja.

Problemet e moshapjes së negociatave janë 3 gjëra, policia, vettingu dhe droga. Krimi i organizuar është metastaza e kancerit në Evropë, fakt që sipas saj, detyroi Hollandën të thoshte jo të vendosur për Shqipërinë.

Deputetja Grida Duma drejtpërdrejt nga Kuvendi i Shqipërisë

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Jeudi 28 juin 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY