Detaje/ Përplasja me armë në Kinostudio, shënjestra e konfliktit dy vëllezërit

Detaje/ Përplasja me armë në Kinostudio, shënjestra e konfliktit dy vëllezërit

204
0
Shares

Objektivi i përplasjes  me armë zjarri në Tiranë kanë qenë dy vëllezërit Rivelino Mumajesi, 36 vjeç, dhe Juxhin Mumajesi, 24 vjeç.

Të dy këta persona ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i plagosuri i tretë Ibrahim Durollari, 28 vjeç, po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Rivelino Mumajesi, 36 vjeç, nuk është një emër i panjohur për policinë. Kjo pasi ai në mars të 2017-ës është përfshirë në plagosje me armë zjarri të shtetasit Eduard Duka. Burime policore thanë për ‘BalkanWeb’ se Mumajesi dyshohet se i dha ndihmë atentatorëve, duke qenë se ishte banor i zonës.

Konflikti fillimisht ka nisur në një lokal bastesh, e më pas ka vazhduar në rrugën “Aleksandër Moisiu”, duke lënë në vendngjarje rreth 20 gëzhoja.Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:54 në rrugën “Aleksandër Moisiu”, dhe dyshohet se shkak kanë qenë konfliktet për ndarjen e territoreve të shpërndarjes së drogës, mes dy grupeve rivale.

Deri më tani unifromat blu kanë ushtruar kontroll në banesat e disa prej të dyshuarve si autorë. Banorët u shprehën se kanë dëgjuar 20 të shtëna. Për ngjarjen janë shoqëruar rreth 23 persona, ndersa nje eshte arrestuar per pengim ne zbardhjen e ngjarjes. Në njoftimin e saj zyrtar, Policia e Tiranës tha se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY