TEATRI I RI/Opozita thërret në dëgjesë publike Erion Veliajn, do ketë konflikt...

TEATRI I RI/Opozita thërret në dëgjesë publike Erion Veliajn, do ketë konflikt këtë radhë?!

68
0
Shares

Deputetët e opozitës kanë thirrur në 4 korrik, kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn në dëgjesë publike në lidhje me çështjen e shembjes së Tetarit Kombëtar.

Kërkesa e për dëgjesën është firmosur ditën e sotme nga deputetët e opozitës në Komisionin e Kulturës, ku sipas tyre ligji për shembjen e teatrit është në kundërshtim me Kushtetutën.

Në çështjet e rendit të ditës, deputetët e opozitës kanë përfshirë për diskutim edhe mënyrën sesi do të zhvillohet territori përreth Teatrit Kombëtar.

Dëgjesa e thirrur nga opozita që, në zbatim të Rregullores, përbën më shumë se 1/3-ën e komisionit, është kërkuar pas një jave, të mërkurën, në 4 Korrik

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY