QSUT/Akseleratori jashtë përdorimit, një tjetër investim i qeverisë shkon dëm

QSUT/Akseleratori jashtë përdorimit, një tjetër investim i qeverisë shkon dëm

143
0
Shares

Para disa  ditësh në QSUT u inaugurua me euforizëm aparatura më e rëndësishme për Shërbimin Onkologjik, akseleratori i dytë linear.

Akseleratori është një aparaturë e domosdoshme për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale dhe ekzistonin vetëm dy të tillë në gjithë Tiranën. Akseleratori i dytë u inaugurua më datë 7 qershor, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.

Tashmë nuk është habi që për çdo gjë që bën qeveria ta bëjë me bujë të madhe,  madje dhe për akseleratorin u bë e njëjta gjë por ndërkohë nuk duket se buja i përgjigjet kushteve në të cilat ndodhet sot akseleratori.

Ditën e sotme kjo aparaturë ka dalë jashtë funksion dhe këtë e ka konfirmuar për Politiko.al një paciente e spitalit “Nënë Tereza”. Pacientja me inicialet B.L, e cila tregon se bashkë me shumë qytetarë të tjerë po presin në radhë që prej orëve të para të mëngjesit.

Akseleratori i dytë linear erdhi si një investim 1.2 milionë euro nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me Agjencinë Atomike të Vjenës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY