Video/ Durrës, makina hyn në trotuarin me njerëz, plagoset një grua shtatzënë

Video/ Durrës, makina hyn në trotuarin me njerëz, plagoset një grua shtatzënë

75
0
Shares

Mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit dy automjete janë përplasur mes tyre. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Plepat” në qytetin bregdetar.

Siç dallohet edhe nga pamjet e siguruara nga JOQ.al, njëra prej makinave ka dalë nga rruga, duke u futur kështu në pjesën e trotuarit, konkretisht në mes të këmbësorëve, të cilët prisnin në stacionin e autobusit.

Një gomë shihet në anën tjetër të rrugës, pasi kalon mbikalimin. Mësohet se njëra prej të dëmtuarave është shtatzënë.

Të aksidentuarit janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit, për të marrë mjekimet e para, ku ndërkohë priten njoftimet zyrtare nga policia e Durrësit.

Video e Aksidentit  në Durrës

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY