Shtohen rastet e pickimeve nga insektet e stinës

Shtohen rastet e pickimeve nga insektet e stinës

107
0
Shares

Rastet e pickimeve nga bleta kryesojnë listën e emergjencave shëndetësore në spitalin rajonal të Gjirokastrës.Sapo vera ka nisur nuk kanë munguar as rastet e pickimeve nga insektet gjatë punës në bujqësi.

Në spitalin e Gjirokastrës, raportohet se një e treta e pacientëve pas marrjes së shërbimit në urgjencë janë shtruar në spital për mjekim të mëtejshëm. Në ndryshim nga vitet e tjera kur periudha e korrjes së barit shoqërohet me pickime të merimangës së zezë dhe kafshimet e gjarpërinjve këtë vit pacientët e alergjive prej bletëve janë me dhjetëra.

Çdo ditë mesatarisht 60 persona, kryesisht prej pickimeve dhe nga zonat rurale bujqësore paraqiten në urgjencën e spitalit dhe disa prej tyre në gjendje kritike.

Mjekët thonë se janë regjistruar 2 raste të kafshimeve nga gjarpri por tërheqin vëmendjen për kujdes nga pickimi i merimangës së zezë, praninë e së cilës e konfirmojnë fermerët. Rastet e evidentuara vitin e kaluar me këtë patologji kanë rrezikuar jetën dhe mundësia e mbijetesës është minimale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY