Presidenti Ivanov nuk dekreton marrëveshjen për emrin e ri të Maqedonisë, arsyet

Presidenti Ivanov nuk dekreton marrëveshjen për emrin e ri të Maqedonisë, arsyet

56
0
Shares

Ivanov nuk dekreton marrëveshjen për emrin e ri të Maqedonisë. Ai nuk ka pranuar të nënshkruajë dekretin për marrëveshjen e cila u firmos disa ditë më parë nga të dyja vendet.

”Nuk ka bazë kushtetute.. Nuk kam mandate të nënshkruaj dekretin për marrëveshjen e emrit, është mësuar të shprehet ai.

Në njoftimin e Presidencës numërohen 5 arsye pse presidenti Ivanov refuzon ta nënshkruaj ratifikimin e Ligjit për Marrëveshjen me Greqinë.

Vendimin e solla për shkak të arsyeve në vijim:

1. Nuk kam mandat ta nënshkruaj dekretin për shpalljen e Ligjit për ratifikim të kësaj Marrëveshje. Një nga shtyllave të politikës sime nga programi i vitit 2014 është se nuk pranoj ndryshim të Kushtetutës me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues.

2. Marrëveshja del jashtë kornizave të rezolutave 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit për Siguri të Kombeve të Bashkuara.

3. Marrëveshja nuk ka bazë kushtetuese dhe nuk është e ratifikuar në pajtueshmëri me Kushtetutën.

4. ligji për ratifikim të Marrëveshjes nuk është në pajtueshmëri me nenin 51, nenin 118 dhe nenin 119 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

5. Marrëveshja e bie Maqedoninë në gjendje të nënshtrimit dhe varësisë nga shtete tjera, konkretisht të Greqisë.

Më 17 qershor kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, dhe homologu i tij grek, Aleksis Cipras, nënshkruan Marrëveshjen për ndryshimin e emrit të Maqedonisë në Republika e Maqedonisë Veriore.

Emri’Republika e Maqedonisë Veriore‘ u votua në Parlamentin maqedonas me 69 vota pro ndërkohë që u miratua pa votat e opozitës pasi ajo mungonte.

Ndërkohë që marrëveshja për emrin pretendohet se zgjidh kontestin mbi 25 vjeçar, zhbllokoi procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, por edhe pritet të normalizojë raportet mes dy vendeve, që shpesh herë janë përcjell edhe me tensione dhe bllokada ekonomike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY