Berisha:Balla Yaris sot ra brenda me dy këmbët, pranoi pa dashje se...

Berisha:Balla Yaris sot ra brenda me dy këmbët, pranoi pa dashje se është në tavë

114
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se di burimin e informacionit të Bashës kur deklaroi në Kuvend se pritej të vinin nga Gjermania rreth 5 mln euro me automjete Toyta Yaris, duke deklaruar edhe një herë se pritësi është Taulant Balla. Berisha thotë se policia vodhi një pako prej 1.2 mln euro.

Postimi i plotë i Berishës:  

Nuk ka rendesi ujku por gjurma!?!?

Taulant Balla apo Gjura apo Jashari apo Hoxha dhe se fundi Yaris, pranon pa dashje se është në tavë!

Te dashur miq, diten e enjte ne parlament, Taulant Ballen me tre mbiemra droge per lidhjet e tij me klanet e droges Gjura/Hoxha/Jashari, Kryetari i PD Lulzim Basha e akuzoi tulle para mbare shqiptareve se zgerdhimtari Balla priste 5 milione euro qe do vinin nga Gjermania me Toyota Yaris.

Vetëm dy dite pas kësaj deklarate në Durrës erdhën nga Gjermania te famshmet Toyota Yaris me tre pako nga 1.5 milionë euro, nga te cilat policia vodhi 1 pako me 1.2 milionë euro për Xhafën e Drogës!

Ardhja e Toyota Yaris zhduku si mi per dy dite Ballen pasi ai tani per te gjithe shqiptaret ishte pritesi i parave te krimit. Qytetareve u shtoi shume bindjen edhe fakti se Taulant Gjura njoftoi dje nje konference shtypi por nuk ia mbajti te dale para mediave, anuloi konferencen dhe leshoi nje flete rrufe me gjuhe halabaku kunder Bashes, te cilen ne fakt me te drejte mediat e cilesuan si vetakuze te Balles.

Balla Yaris sot ra brenda me dy kembet. Ai, per te hedhur poshte pretendimin e mediave se Bashes informacionin ia kane dhene sherbimet e huaja, deklaroi heret ne mengjes se kete informacion Bashes nuk ia kane dhene sherbimet e huaja.

Me kete deklarate Balla indirekt pohonte se ai eshte pritesi i parave por ama Bashes informacionin nuk ia kane dhene sherbimet e huaja por sherbimi informativ kombetar, qe ne te vertet eshte dhe institucioni qe u njoftua nga sherbimet e huaja per parate dhe ai njoftoi policine. Pra Balla e dine se ky eshte informacion sherbimesh, dhe Xhafa i ka rrefyer Balles se makinat u kapen sepse policine e njoftoi Sherbimi Informativ.

Une nuk di se cili eshte burimi i informacionit por di, ashtu siç deklaroi Basha, se ujku eshte Balla, dhe kete e provon vet Balla duke bertitur se nuk ka rendesi ujku por gjurma. Po kete thote edhe Fatziu ne komunikaten e policise kur deklaron se policise informacioni i kishte ardhur nje dite para deklarates se Bashes ne parlament, pavaresisht se Basha ndofta ishte lajmeruar tre dite para se te bente deklaraten ne parlament.

Edhe mbreme ne Opinion, Lenci, qe se fundi flet si birrsuar nga Fatziu qe kur ka ikur Geroni, dhe nje tjeter qe duket se paguhet si agjent i policise kriminale, i meshonin me te madhe tezes se nuk ka rendesi ujku por gjurma. Sipas tyre policia e dinte nje dite para se Basha ta deklaronte ne parlament, madje tjetri ia priste per te zhvlereauar ujkun qe paralajmeroi Basha se ky operacion ishte i paster vetem nga policia shqiptare.

Miq, keta jane nga armiqte me te rrezikshem qe shqiptaret kane patur ne histori. Vetem fshirja e tyre me nje revolte te pergjithshme popullore eshte shpetimi i Shqiperise! sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY