VIDEO/ Eurot e sekuestruara, Basha akuzoi Ballën 4 ditë më parë :...

VIDEO/ Eurot e sekuestruara, Basha akuzoi Ballën 4 ditë më parë : “Ta kanë zbuluar Toyotën, o zgërdhimtar”

92
0
Shares

Nderkohe qe sot eshte zbuluar shifra e saktë e eurove qe u gjenden te  fshehura në dy makina tip ‘Toyota Yaris’ të cilat u sekuestruan dje ne Portin e Durresit,  media i eshte rikthyer nje deklarate te kryetarit te Partise Demokratike Lulezim Basha, bere ne seancen plenare te se enjtes.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu drejtuar kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla me akuzen  se ka porositur një Toyota Yaris dhe ne te jane gjetur me 1.5 milion euro të drogës brenda.  Tre ditë më pas në portin e Durrësit u kapën dy “Toyota” qe sot pas numerimin eshte zbuluar se jane  3 milionë e 470 mijë euro.

Deklarata e Bashës nxiti të qeshura nga ana e socialistëve dhe madje edhe një reagim të Ballës.

DEKLARATA E BASHES:
Kreu i PD akuzoi Ballën se ishte i përfshirë në skandalin e milionave euro para të pista.
“Njëri prej atyre që zgërdhihen më shumë (duke treguar me gisht nga Balla, që po qeshte bashke me kryeministri Edi Rama) ka qenë në Gjermani para tre ditësh. Mbajeni mend këtë që po ju them! Dhe ka porositur një Toyota Yaris! Por ta kanë zbuluar Toyotën, o zgërdhimtar, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda!

Vazhdo qesh, do ta shikosh se çfarë do të tundet para hundës shumë shpejt.”,- tha Basha në parlament, kur theksoi rolin vendimtar të opozitës që Gjermania të mos refuzonte hapjen e negociatave me Shqipërinë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY