Video,momentet para vrasjes/ Xhirimet nuk shkojnë si e kishin menduar, qëllon për...

Video,momentet para vrasjes/ Xhirimet nuk shkojnë si e kishin menduar, qëllon për vdekje të dashurin e saj

327
0
Shares

‘Unë nuk mundem ta bëj dot – jam e frikësuar’, i tha e dashura 20 vjeçare  përpara se ta qëllonte për vdekje të dashurin e saj me një pistoletë Desert Eagle të kalibrit 50, një nga pistoletat më të fuqishme në botë.

Videoja dramatike e bërë virale këto dy ditë, tregon momentet e fundit para se një djalë i apasionuar pas videove të bëra për Youtube, të detyronte të dashurën e tij të frikësuar ta qëllonte duke mbajtur një libër në kraharor. Fatkeqësisht, plumbi depërtoi librin e trashë duke e lënë atë të vdekur.

Monalisa Perez, 20 vjeç, goditi dhe vrau të dashurin e saj Pedro Ruiz III, 22 vjeç, në qershor 2017, ndërsa filmonte për videon e radhës  të YouTube për kanalin e tij. Transkriptet e sapo lëshuara nga videoja tregojnë Perez, e cila ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë në atë kohë, duke thënë se ajo nuk donte ta qëllonte.

Ruiz i kërkoi të dashurën  ta xhironte momentin, ndërsa mbante një enciklopedi të madhe në gjoks. Në pjesë të lëshuara të videos, Ruiz dëgjohet duke thënë se është gati të vdesë.
Monalisa u deklarua fajtore për vrasjen në dhjetor dhe u dënua me gjashtë muaj burgim.

Momentet e fundit të video bërësit të YouTube, para se ai të qëllohej për vdekje nga e dashura e tij, janë bërë publike ng Daily Mail.

Prokurorët në Norman County, Minnesota të premten kanë lëshuar video dhe transkripte nga video përfundimtare fatale e Pedro Ruiz, 22 vjeç dhe e dashura e tij shtatëzënë Monalisa Perez, 20 vjeç.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY