VIDEO/Edhe pse në arrest shtëpiak, lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet vlonjati

VIDEO/Edhe pse në arrest shtëpiak, lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet vlonjati

144
0
Shares

Një 28-vjeçar nga Vlora ka thyer masën e arrestit shtëpiak të vendosur nga Gjykata, dhe është kapur nga policia teksa qarkullonte në qytet me armë zjarri pa lejen e autoriteteve.

Tauland Manaj (Beqiraj) është kapur në lagjen ”28 Nëntori”, duke qarkulluar me automjetin tip ”Benz”, ku posedonte një armë zjarri pistoletë pa leje, dy krehëra me 25 fishekë dhe një sasi lënde narkotike kanabisi.

Po ashtu ka rezultuar se i riu ka thyer urdhrin e Gjykatës së Apelit Vlorë e cila i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest shtëpie”, për veprën penale ”Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe ”Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale ”Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, ”Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, dhe ”Prodhim, shitja e narkotikëve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY