Video/ Aksidenti i rëndë në Rinas, makinat ndahen në dysh

Video/ Aksidenti i rëndë në Rinas, makinat ndahen në dysh

167
0
Shares
Foto Ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Rinas-Kashar, ku për pasojë 6 persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:40, në afërsi të urës se Tiranës.

Sipas burimeve në vend ngjarje mësohet  se në aksident janë përfshirë 3 automjete, ndërkohë që të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës. Nga të dhënat e para raportohet se 5 nga të plagosurit jane jashte rrezikut për jetën, dhe 1 është rëndë.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e aksidentit. Sakaq, nga aksidenti është bllokuar rruga Rinas-Kashar, duke bërë mjetet që të presin në radhë deri në zhbllokimin e situatës.  Dëshmitarët nga vendngjarja thonë se makinat janë ndarë në dysh dhe autombulnca erdhi 15 minuta me vonesë ndërkohë që njerzit rënkonin në rrugë.

Informacion Paraprak
Më datë 23.06.2016, rreth orës 06:40, në rrugën e Rinasit janë përplasur tre mjete ku për pasojë janë dëmtuar 6 shtetas (S. B., 29 vjeç, A. B., 28 vjeç, O. M., 23 vjeçe, R. M., 22 vjeç, G. V., 22 vjeç, R. H., 51 vjeç).

Shtetasia O. M., 23 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa shtetasit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Aksident fatal në Rinas

Nga aksidenti në aksin Rinas-Kashar, ku mbetën të plagosur rëndë 6 persona. #Udhëtonimekujdes!

Publiée par JETA OSH QEF sur Vendredi 22 juin 2018

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY