I vë zjarrin plehrave, djeg urën që lidhte dy fshatrat, emri

I vë zjarrin plehrave, djeg urën që lidhte dy fshatrat, emri

72
0
Shares

Mentor Hatia nga Fieri është ndaluar nga policia, pasi teksa digjte mbeturinat në tokën e tij aksidentalisht ka djegur edhe një urë që lidhte dy fshatra.

 

 

Ngjarja në fjalë është regjistruar në Kallm, ndërsa ura me basarela që kalonte mbi lumin Seman lidhte fshatin Belinë me Kallmin. Burime zyrtare nga policia pohuan se Mentor Hatia akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin:

-Mentor Hatia, 47 vjeç, banues në Kallm, Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi duke djegur mbeturina te toka e tij, ka djegur edhe urën me basarela e cila kalonte mbi lumin Seman dhe lidhte fshatin Belinë me fshatin Kallm.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga Neni 151 i Kodit Penal.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY