Ndahet nga jeta autori i letërsisë për fëmijë

Ndahet nga jeta autori i letërsisë për fëmijë

92
0
Shares

Ndahet nga jeta shkrimtari i mirënjohur shqiptar Loni Papa. Shkrimtari Papa është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare. 

Papa është dramaturg dhe autor i letërsisë për fëmijë, lëvrues i prozës, poezisë, shkrimeve publicistike, rrëfenjës, fabulës etj. Autor i më shumë se 35 veprave lertrare të botuara dhe laureat i Çmimit të Republikës e i disa çmimeve kombëtare.

Ai mban titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të tij të lindjes,Lushnjë, për kontributin e përkushtimin e tij në letërsinë shqipe.

Gjatë aktivitetiit të tij, ai ka lëvruar kryesisht në dy gjini, dramë dhe letersi për fëmijë. Është autor i 13 dramave. Dramat ”Cuca e maleve” dhe “Marga” janë vlerësuar me çmime kombëtare.

Letërsia për fëmijë zë një vend të veçantë në krijimtarinë e shkrimtarit Loni Papa. Ai ka shkruar drama e komedi për fëmijë, novela, skenarë për filma vizatimorë, radiodramatizime dhe një numër të konsiderueshem rrëfenjash. Ndër veprat e tij më të njohura për fëmijë janë novelat “Gishto trimi”, “Ne gjahtarët e fshatit dhe Lica jonë e dashur” dhe rrëfenjat “Tri motrat” dhe “ Kënga e Mjellmës”.

Vepra më e njohur e shkrimtarit Loni Papai që i dha emër si dramaturg në letersinë shqiptare, është drama ”Cuca e maleve”.Tema e kësaj drame, mbështetet në luftën për arsimimin dhe emancipimin e gruas dhe shoqërisë shqiptare në vitet e para pas çlirimit të vendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY