Detaje/ Bulqizë,qëlluan në mes të qytetit, shpallen në kërkim

Detaje/ Bulqizë,qëlluan në mes të qytetit, shpallen në kërkim

97
0
Shares

Disa persona të armatosur qëlluan drejt forcave të rendit për ti shpëtuar atyre. Sipas albeut, raportohet se ka dhe të plagosur nga përplasja mes tyre.

Por çfarë ndodhi? 

Personat e armatosur po udhëtonin me një shpejtësi të madhe duke mos i ndaluar as postbllokut të policisë. Nga ky veprim, policia ka dyshuar nga informacionet që i vinin për një makinë dhe ka ndjekur nga prapa makinën. 

Përsa i përket makinës, dyshohet se ajo është e vjedhur në Tiranë, pa targa dhe i plagosuri është nga ana e autorëve.  Dyshohet se ata janë vrasës me pagesë. Policia është vënë në ndjekje të tyre dhe ndërkohë është rrethuar vendi i ngjarjes.

Informacion paraprak i Policisë së Dibrës:

Me datë 23.06.2018, rreth orës 07.42, policia e Dibrës, ka marrë informacion se në Tiranë  një automjet është vjedhur dhe po lëviz në drejtim të Bulqizës.

Menjëherë është organizuar puna ku shërbime të policisë  kanë ngritur një pikë kontrolli në Qafën e Buallit me qëllim ndaljen e  këtij automjeti.

Në momentin që është afruar makina tip Benz me targa AA 186 EE,  nga shërbimet e policisë i është bërë shenjë ndalimi, por automjeti është larguar me shpejtësi duke rrezikuar edhe jetën e punonjësve të policisë.

Ndodhur në këto kushte Policia ka qëlluar  në ajër me qëllim që  automjeti të ndalej.

Shërbimet e policisë kanë vijuar ndjekjen e automjetit ku në hyrje të qytetit të Bulqizës, dy persona ende të paidentifikuar kanë braktisur automjetin duke u  larguar me shpejtësi në këmbë.

Policia e Bulqizës vijon krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e personave si dhe vijojnë hetimet për  sqarimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY