Saimir Tahiri mund ti ‘shpëtojë’ drejtësisë, afati kohor i shkurtër

Saimir Tahiri mund ti ‘shpëtojë’ drejtësisë, afati kohor i shkurtër

101
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka afat për të hetuar ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri deri në 17 Korrik.

Grupi hetimor ende nuk ka vendosur nëse do të kërkojë zgjatjen përtej kësaj date me tre muaj të tjerë apo do të dërgojë dosjen në gjyq. Burime nga Prokuroria sqarojnë se ata janë në pritje të dy letër-porosive nga Mali i Zi dhe Italia.

Nga Mali i Zi pritet verifikimi i disa hyrje-daljeve të kryera nga ish-ministri dhe të tjerë persona që janë nën hetim në këtë dosje.

Hetuesit janë në pritje të këtyre informacioneve dhe vetëm pas administrimit të tyre do të vendoset nëse do kërkohet përsëri zgjatje hetimesh apo dosja shkon për gjykim.

Prokurorët shqiptarë thuajse kanë përfunduar të gjithë veprimet hetimore si marrje dëshmish apo verifikime të tjera. E fundit provë që morën prokurorët ishte dëshmia e Moisi Habilaj dhe personave të tjerë që ndodhen të arrestuar në Itali. Por këto dëshmi nuk kanë ndihmuar hetimin, pasi Moisi Habilja pjesës më të madhe të pyetjeve nuk iu përgjigj.

Të njëjtin qëndrim para hetuesve mbajti edhe Nazer Seiti një nga personat më të rëndësishëm të grupit të Habiljave”. Saimir Tahiri akuzohet nga prokuroria për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsion.

Ai qëndroi dy javë në “arrest shtëpie” pas  vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për këtë çështje. Por ishte Gjykata e Apelit ajo që ndryshoi vendimin duke e liruar nga ish-ministrin dhe vendosur hetim në gjendje të lirë./Tv Klan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY