LAJMI I FUNDIT/ Aksident i rëndë, përplasen dy autobusë në Kamëz (...

LAJMI I FUNDIT/ Aksident i rëndë, përplasen dy autobusë në Kamëz ( EMRAT)

280
0
Shares

Një aksdent i rëndë ka ndodhur para një ore në rrugen Kamëz – Tiranë. Dy autobuza janë përplasuar duke shkaktuar disa të plagosur ndër pasagjerët.

Sipas burime autobusët po bënin garë mes tyre për të marrë pasagjerët. Mësohet se janë 6 pasagjerë të plagosur për të cilët thuhet se janë jashtë rrezikut për jeten ndërkohë që njëri nga shoferët ka qenë në gjendje të dehur.
Informacioni zyrtar:

Më datë 22.06.2018, rreth orës 08:10, tek kthesa e Kamzës janë përplasur dy autobuza të linjës “Tiranë – Kamëz” me targë AA628 GC, me drejtues shtetasin K. A., 43 vjeç dhe me targë AA 958 LN, me drejtues shtetasin S. R., 40 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në SQU shtetasit, A. P., 22 vjeçe, S. R., 43 vjeç, V. H., 23 vjeç, S. K., 53 vjeç, K. G., 19 vjeçe dhe E. L., 22 vjeçe ( të gjithë pasagjer në dy autobusat e linjës “Kamëz-Tiranë ).

Shërbimet e policisë dhe drejtuesit e autobusave ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të përplasjes.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY