Euro nën efektin e fundjavës, humb pike sërish

Euro nën efektin e fundjavës, humb pike sërish

106
0
Shares

Euro dhe dollari kanë humbur sot pikë në tregun e brendshëm, pas disa ditësh që valutat kishin shënuar një rritje të lehtë, por të qëndrueshme. Më i fortë ka qenën nënçmimi i dollarit.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 126.09 lekë, duke rënë lehtë me 0.09 lekë në krahasim me ditën e mëparshme. Më i fortë ka qenë nënçmimi i dollari, i cili iu largua nivelit më të lartë të vitit të arritur dje, duke zbritur me 1.32 lekë, në 108.11 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës.

Rënia e euros erdhi pas një rritjeje të lehtë për tre ditë radhazi, ku monedha e përbashkët u ndihmua nga deklaratat e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë se do të ndërhynin sërish në tregun valutor për të frenuar disi efektet e rënies sezonale. Por si duket afrimi i fundjaves dhe ardhja e tursiteve ditore nga Kosova do te kete ndikuar ne uljen e saj.

Pasi arriti në 4 qershor në nivelin më të ulët në 10 vite, prej 141.27 lekë, euro u rrit me shpejtësi pas ndërhyrjes së jashtëzakonshme të Bankës së Shqipërisë për blerje valute, duke arritur në 128.3 lekë në 11 qershor, teksa në treg u konstatuan luhatje të mëdha dhe agjencitë valutore rritën dukshëm marzhin e shitblerjes (nga 0.5 lekë në deri 2 lekë). Por, më pas euro filloi të binte sërish, si rrjedhojë e efekteve sezonale dhe ditët e fundit ka një lloj stabilizimi në nivelin e rreth 126 lekëve.

Aktorët e tregut pohojnë se në rast se nuk do të ketë ndërhyrje të tjera të Bankës së Shqipërisë tendenca sezonale do të jetë drejt forcimit të monedhës vendase, për shkak të efekteve sezonale, si ardhja e turistëve, që sa vjen e po shtohet, sidomos nga Kosova, pas mbarimit të Ramazanit javën e kaluar dhe prurjet e emigrantëve që intensifikohen në muajin gusht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY