E RENDE/Tiranë, humb jetën në qelinë e burgut

E RENDE/Tiranë, humb jetën në qelinë e burgut

106
0
Shares

Gjatë ditës së djeshme një i dënuar ka humbur jetën në spitalin e burgut në Tiranë.

Mësohet se viktima është Gëzim Allushi, ndërsa dyshimet e para janë se ka pësuar infarkt.

Allushi vuante dënimin në burgun e Elbasanit, por ishte transferuar në Tiranë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Ai u arrestua me 25 shkurt të vitit 2014 në qendër të Kamzës, pasi u kap me 4 kallëpe dinamiti në brez.

“Më datë 21.06.2018, në spitalin e burgut, ka vdekur i dënuari, shtetasi G. A., vjeç 53, banues në Kamëz. Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vdekje natyrale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY