Zjarri djeg 3 të miturit, ishin mbyllur brenda në shtëpi

Zjarri djeg 3 të miturit, ishin mbyllur brenda në shtëpi

104
0
Shares

Tre fëmijë janë djegur brenda në një shtëpi, pas shpërthimit të papritur të një zjarri. Të tre fëmijët, 1, 3 dhe 4 vjeç kanë humbur jetë. Tragjedia ka ndodhur në qytetin e Velesit në Maqedoni, pasditën e djeshme, rreth orës 17:00.

Sipas ekspertizës paraprake të prokurorit publik, prindërit i kishin mbyllur fëmijët brenda në shtëpi dhe kishin shkuar në dyqan për të bërë pazar. Gjatë asaj kohe, për arsye akoma të panjohura, një zjarr shpërtheu brenda në banesë dhe për një kohë shumë të shkurtër përfshihu gjithë shtëpinë duke djegur të gjallë tre të miturit.

Zjarri shpërtheu shpërtheu në banesën ku ndodheshin fëmijët, ndërsa siç thonë fqinjët familja ishte me probleme të rënda sociale, raporton Alsat-m. Gjatë inspektimit, prokurori publik kërkoi që të bëhet edhe autopsia e kufomave të fëmijëve dhe të kryhet identifikimi i tyre, për shkak se kufomat janë karbonizuar.

Prokuroria po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e mundshme penale për prindërit e viktimave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY