Detaje /Durrës, si i plagosi prindërit dhe dëshmitë e fqinjëve

Detaje /Durrës, si i plagosi prindërit dhe dëshmitë e fqinjëve

91
0
Shares

Ditën e mërkurë, 25-vjeçari Hajri Neziri plagosi me thikë dy prindërit e tij të moshuar, në Durrës. Ai u vetëdorëzua në Polici disa orë pas ngjarjes ndërkohë nëna e tij ndodhet ende në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se 64-vjeçarja Hasije Neziri është goditur 6 herë me thikë në bark. Ndërsa bashkëshorti 75-vjeçar, Destan Neziri ka marrë një goditje thike në qafë (plagë e rëndë) dhe një në fytyrë. Pas krimit, autori Hajri Neziri është larguar së bashku me vajzën me të cilën bashkëjetonte prej disa kohësh. I riu u kap një orë pas krimit në Tiranë.

Burime për “GSH” thanë se 25-vjeçari është paraqitur i lënduar (shoqërohej nga bashkëjetuesja) në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa është lajmëruar policia, e cila e ka arrestuar. Aktualisht ai po merr mjekim për lëndimet që ka në trup (dyshohet nga konflikti me prindërit), ndërsa më pas do të transferohet në Durrës nga policia për t’u marrë në pyetje.

Nga të dhënat paraprake, ka dyshime se pjesë e konfliktit të ketë qenë edhe dashura e 25-vjeçarit. Ndonëse ngjarja është ende e paqartë, ka dyshime se prindërit nuk ishin dakord për lidhjen e dy të rinjve. Sakaq, policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

DËSHMITË E FQINJËVE

Kemi parë tmerr me sy. Është larë i gjithë vendi me gjak. Një masakër e vërtetë ka ndodhur në familjen Neziri, të cilët janë me origjinë nga Dibra dhe prej afro 20 vitesh banojnë këtu. Dëgjuam ulërima, pastaj gjetëm bashkëshortët Neziri të mbytur në gjak. Është e tme-rrshme kjo që ndodhi, djali të masakrojë nënën e babain me thikë. Destani dhe Hasija”, tha një fqinje e familjes në fjalë.

Ndërsa disa komshinj të tjerë u shprehën se bashkëshortët që mbetën të plagosur janë njerëz të qetë dhe intelektualë, ndërsa thanë se nuk kishin dijeni për ndonjë konflikt në këtë familje.

Unë isha në ballkon, kur pashë Hajriun që doli nga banesa bashkë me vajzën me të cilën bashkëjeton. Më bëri përshtypje se vajza e kishte njërin krah të bluzës gjithë gjak. Më pas pashë Hajriun që hodhi thikën, me të cilën kishte goditur prindërit. Fillimisht nuk dija se çfarë kishte ndodhur. Vetëm pak çaste më pas, dëgjova ulërimat e bashkëshortëve Neziri. Ata kishin dalë nga banesa të mbuluar në gjak dhe po kërkonin ndihmë. Gjithë rrugica ku ecën ata u mbulua me gjak. Dolëm menjëherë, gjetëm një makinë dhe i çuam në spitalin e Durrësit”, pohoi një tjetër fqinje e familjes Neziri.

Kjo e fundit tha se Hajriu është djali i vogël i familjes, ndërsa fëmijët e tjerë të bashkëshortëve Neziri janë emigrantë në Itali. “Hajriu ka qenë djalë i urtë, i sjellshëm. Nuk e di pse i masakroi prindërit e tij. Kohët e fundit ai bashkëjetonte me një vajzë. Mbase sherri ka marrë shkas nga ajo. Mbase prindërit e tij nuk donin që ai të lidhej me vajzën”, thanë fqinjët e 25-vjeçarit.

Ndërkaq, një tjetër fqinj u shpreh se:

“Hajriu ishte i papunë. Gjithashtu edhe vajza me të cilën bashkëjetonte ishte e papunë. Mbase ata u hanin lekët e pensionit dy pleqve dhe këta të fundit i kanë thanë djalit që të dilte nga banesa dhe ta ndërtonte jetën e tij vetë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY