VIDEO/Suarez në ndeshjen e tij të 100-të i siguron kualifikimin Uruguait

VIDEO/Suarez në ndeshjen e tij të 100-të i siguron kualifikimin Uruguait

50
0
Shares

Ka mjaftuar fitorja minimale 1-0 e Uruguait kundër Arabisë Saudite që ata të kalojnë në 1/16 e Botërorit

Pas Rusisë në Grupin A është Uruguai që do të jetë edhe për një rreth në Botërorin Rusia 2018, ku në ndeshjen e fundit do të “luftojë” me Rusinë për ta fituar Grupin A.

Pjesa e dytë nuk ishte shumë e bukur për sy, me Uruguain që nuk kishte shumë nga loja e tij dhe Arabinë që dukej me në formë për lojë.

Megjithatë, një ndërprerje e shfrytëzoi shumë mirë sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez për të kaluar në epërsi Uruguain më rezultat 1-0.

Gjatë pjesës së parë Arabia u tregua disa herë e rrezikshme dhe do të kishte mundur të shënonte dhe ta barazonte rezultatin.

Në pjesën e dytë, ishte vetëm një skuadër në fushë, Uruguai të cilët vazhdimisht e kërkuan golin e fitores por pa sukses.

Megjithatë, kjo fitore e çon Uruguain në 6 pikë, aq sa ka pikë Rusia, por që golavarazhi i Uruguait me të Rusisë është në dobi të mikpritësve të Botërorit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY