VIDEO/Gazetarja ishte live nga Rusia, tifozi përfiton dhe e ngacmon seksualisht

VIDEO/Gazetarja ishte live nga Rusia, tifozi përfiton dhe e ngacmon seksualisht

107
0
Shares

Një gazetare spanjolle është ngacmuar seksualisht ndërsa transmetonte live nga nga Kupa e Botës në Rusi.

Reporterja Julieth Gonzalez Theran, ishte duke transmetuar për kanalin televiziv DW në gjuhën spanjolle, kur një person i panjohur me shpejtësi rrufe i vendos dorën në gjoks dhe e puth për t’u larguar qetësisht.

Gazetarja po raportonte në një shesh publik të mbushur me njerëz në qytetin rus Saransk.

Pavarësisht një momenti të shkurtër shoku, ajo vazhdoi të fliste përpara kameras, ndërsa burri u zhduk në turmën me njerëz.

“Isha në vendin e ngjarjes për dy orë për t’u përgatitur për transmetimin dhe nuk pata ndërprerje“, tha Gonzalez Theran. “Kur dola live, tifozi shfrytëzoi avantazhin e situatës, por më pas, kur kontrollova për të parë nëse ishte ende aty, ai ishte zhdukur”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY