Rritje e pandjeshme e euros, si u këmbyen monedhat sot

Rritje e pandjeshme e euros, si u këmbyen monedhat sot

109
0
Shares

Mëngjesin e së mërkurës, në tregun e këmbimit valutor është regjistruar një rritje e lehtë me 0.1 lekë për njësi e valutës së përbashkët europiane, euro, kundrejt monedhës vendase. Tashmë euro ndodhet në kuotën e 125.5 lekëve në blerje dhe 126.4 lekëve në shitje, ndërkohë që nuk shmanget mundësia e një rizhvlerësimi të lehtë gjatë ditëve në vijim.

Lehtshëm me 0.1 pikë është rritur edhe vlera e dollarit amerikan, i cili ndodhet sot në kuotën e 108.3 lekëve në blerje dhe 109.3 lekëve në shitje. Dollari duket se është stabilizuar edhe në tregjet ndërkombëtare, por shqetësimet e një përplasjeje të mundshme tregtare mes SHBA dhe Kinës po frenon investitorët.

Paundi është zhvlerësuar me gjysmë leku për njësi, duke zbritur në kuotën e 142.5 lekëve në blerje dhe 144 lekëve në shitje. Në këtë kurs, paundi gjendet pranë niveleve të ulëta të fillimit të qershorit dhe me rikthimin e emigrantëve nga Britania, sasia e paundit në treg mund të çojë në një zhvlerësim të mëtejshëm.

Në rritje ditën e sotme shfaqen dollari australian me 0.7 lekë për njësi, tashmë në kuotën e 80.2 lekëve; si dhe franga zvicerane, e cila ka shtuar 0.2 lekë për njësi për t’u rrumbullakosur në vlerën e 109 lekëve. Ndërkohë, dollari kanadez nuk ka shfaqur luhatje dhe qëndron edhe sot në kuotën e 81.5 lekëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY