Maturantët në provimin e fundit, cfarë thonë pas testit dhe për universitetet

Maturantët në provimin e fundit, cfarë thonë pas testit dhe për universitetet

119
0
Shares

Lëndët me zgjedhje ulën për herë të fundit në bankat e gjimnazeve maturantët. Të mërkurën ata zhvilluan provimin e fundit, i cili zgjat tri orë.

Në gjimnazin “Sami Frashëri”, testimi nisi gjysmë orë me vonesë për shkak të shpërndarjes së tezave, që këtë herë ishte e ndryshme për çdo maturant, por koha nuk u cënua pasi ata dolën në orën 13:30

Në varësi të lëndëve që kishin zgjedhur, disa i vlerësuan si të vështira pyetjet dhe disa në nivelin mesatar.

Maturanti: Teza ime e Letërisë avancë ishte e vështirë ndërsa Qytetaria jo shumë.

Maturanti: Shumë e lehtë, kisha Ekonomi avancë dhe Anglisht avancë.

Maturantja: Shumë i lehtë.Ishin gjëra që i kishim bërë në konsultime.Kisha zgjedhur Biologjinë e thelluar dhe Anglishten.

Pasi të njihen me rezultatet dhe bëjnë përllogaritjet, maturantët do të zgjedhin degët që do të studiojnë në Universitet.

Disa prej tyre janë të vendosur, të tjerë i kanë lënë vetes edhe disa ditë kohë për t`u menduar.

Maturanti: Unë dua të vazhdoj për gazetari politike.

Maturanti: Tek Fakulteti Ekonomik besoj.

Maturanti: Do pres rezultatet dhe të shohim.

Në mesin e tyre ka edhe nga ata që do të studiojnë jashtë Shqipërisë.

Maturantja: Nuk dua të vazhdoj këtu, jam për jashtë. Dua një arsim më të mirë, mendoj për veten.

Masat ndëshkuese të marra nga Ministria e Arsimit ndaj disa administratorëve dhe maturantëve pas publikimit të tezave të matematikës, duket se këtë herë sollën një administrim më korrekt.

Dy ditë më parë maturantët u njohën me rezultatet e provimit të gjuhës së huaj, ndërsa në ditët në vijim priten të publikohen dhe rezultatet e gjuhës dhe letërsisë./o-news

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY