Dashamir Shehi:Shqipëria rrezikon shumë, Edi Rama do ta ketë fundin njësoj si...

Dashamir Shehi:Shqipëria rrezikon shumë, Edi Rama do ta ketë fundin njësoj si të Enver Hoxhës.

107
0
Shares

Frikes se Shqipëria mund të kthehet në një kamp refugjatësh, i është bashkuar edhe deputeti Dashamir Shehi. I ftuar ne emisionin “Politika Online” të gazetares Marsela Karapanço në gsh.al, Shehi thotë se këto janë llogaritjet propagandistike të Ramës, për tu dukur mirë në sytë e Europës, e për të përfituar favore.

“Shqipëria nuk ka as kapacitetet për këtë punë. Rrezikon shumë. Kush do ta shkatërrojë edhe këtë pak mirësi që na ka mbetur, në lidhje me fenë, në funksion që të përfitojë diçka. Ndonjë shkelje syri, kjo është gabim”. Por Dashamir Shehi ka të tjera këshilla se si mund të merret një “PO” në fund të këtij muaji, nga Brukseli për negociatat.

“Do zoti Rama për Europën, meqë ky bën çdo sakrificë për Europën, t’i heqë ata ministra që thotë opozita. Të marrë kryetarin e opozitës, t’i hipi avionit bashkë dhe t’i bien përqark Europës. Ky nuk bën këtë, ky thotë unë nuk e dorëzoj Fatmirin siç dorëzova Tahirin”. Shehi ishte kritik edhe për projektin e prishjes se Teatrit, teksa u shpreh se Rama është i fiksuar si diktator për t’i vënë qytetit fytyrën e tij, por fundin do ta ketë njësoj si të Enver Hoxhës.

“Personalisht fshihet i gjithë mania e këtij personazhi, për të qenë i fiksuar si të gjithë diktatorët. Për të qenë i fiksuar dhe nëpërmjet veprave publike. Siç bëri dhe Enver Hoxha disa shëmtira këtu në qytet. Qyteti është i të gjithëve, është gjë publike. Çdo gjë që vihet këtu, sidomos në qendër duhet t’i nënshtrohet një debati publik. Si na e dashka sipërmarrësi, kush është ky sipërmarrësi”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY