Kursi i kembimit/ Euro fiksohet, sa eshte sot

Kursi i kembimit/ Euro fiksohet, sa eshte sot

1092
0
Shares

Ditën e martë në tregun vendas të këmbimit valutor është rikthyer trendi i forcimit të lekut ndaj valutave të huaja. Teksa monedha vendase ka ruajtur të njëjtin kurs me euron, ajo ka arritur të fitojë pikë ndaj dollarit amerikan, paundit britanik, dollarit australian dhe atij kanadez. Euro  fiksuar në kuotën e 125.4 lekëve

Valuta e Shteteve të Bashkuara ra lehtë me 0.1 lekë për njësi dhe qëndron tani në kuotën e 108.2 lekëve në blerje dhe 109.3 lekëve në shitje. Megjithatë kjo lëvizje ndjek ecurinë e dollarit në tregjet ndërkombëtare, se sa ndryshimet në tregun vendas.

Rënia në tregje e stërlinës është reflektuar edhe në tregun vendas, ku paundi ka humbur 0.3 lekë për njësi krahasuar me ditën e hënë. Tashmë në kuotën e 143 lekëve në blerje dhe 144 lekëve në shitje, paundi mbetet i zhvlerësuar me rreth 6% krahasuar me nivelin e fillimvitit.

Megjithatë pritshmëritë si për euron, ashtu edhe për dollarin dhe stërlinën nisur nga ecuria e mëngjesit të sotëm është për një forcim të këtyre valutave.

Luhatja më e madhe e ditës së sotme i takon dollarit australian, i cili është dobësuar me 1 lekë për njësi, duke zbritur në kuotën e 79.5 lekëve. Ndërkohë, dollari kanadez ka pasur një rënie me 0.5 lekë për njësi.

E vetmja valutë që është forcuar ditën e sotme është franga zvicerane, e cila ka fituar plot 0.6 pikë ndaj lekut krahasuar me fillimin e javës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY