VIDEO/Tërmet 6.1 ballë në Japoni, 3 të vdekur, mbi 200 të plagosur

VIDEO/Tërmet 6.1 ballë në Japoni, 3 të vdekur, mbi 200 të plagosur

103
0
Shares

Të paktën 3 njerëz janë konfirmuar të vdekur pas një tërmeti me magnitudë  6.1 në veri të Osaka në Japoninë perëndimore.

Një burrë 80-vjeçar dhe një vajzë 9-vjeçe janë mes viktimave, të cilët vdiqën pasi u zunë nga rrënojat e shtëpive.

Disa të tjerë raportohen të jenë në gjendjen “arrestim kardiopulmonar”, një term i përdorur nga japonezët deri në ekzaminimin formal për të vërtetuar vdekjen.

Të paktën 217 persona kanë mbetur të plagosur, raporton RT.

Rreth 170.000 familje mbeten pa energji në Osaka, si dhe prefekturën fqinje Hyogo.

Tërmeti ra në orët e para të mëngjesit të së hënës. Disa shërbiem herkurodhore u ndaluan dhe si masë paraprake fluturimet u vonuan gjithashtu në aeroportin e Osakas.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY